LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pesë masa të reja për mbështetje të turizmit dhe hotelierisë

Maqedoni: Pesë masa të reja për mbështetje të turizmit dhe hotelierisë

Ministria e Ekonomisë sot fillon me zbatimin e pesë masave nga grupi i katërt që janë mbështetja e drejtpërdrejtë për punëtorët e turizmit dhe hotelierisë të cilët u prekën nga pandemia e Covid-19. Masat u miratuan në konsultim me sektorin privat dhe ne besojmë se do të jenë një mbështetje shumë e rëndësishme, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Pesë masat, siç tha ai në konferencën e sotme për shtyp, janë kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë, grantet për agjencitë e udhëtimit, grantet për restorantet e kategorizuara për dasma, grantet për këndet e lojërave dhe grantet për ciceronët e licencuar turistikë.

“Për realizimin e pesë masave Ministria e Ekonomisë me rishikimin e buxhetit ka siguruar 459.65 milion denarë, gjegjësisht 7.5 milion euro. Afati i aplikimit për këto pesë masa është 27 nëntori, ndërsa mbështetja financiare do të paguhet deri në fund të vitit”, thotë Bekteshi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori