LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla, kryetarit të Preshevës: E ke derën hapur për trajtim të sigurt në Kosovë

Haradinaj-Stublla, kryetarit të Preshevës: E ke derën hapur për trajtim të sigurt në Kosovë

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka biseduar sot përmes telefonit me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, pasi ky i fundit bëri të ditur se ndodhet për trajtim në spitalin e Nishit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Haradinaj-Stublla i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë kryetarit Arifi, duke thënë se ai e ka derën të hapur për trajtim të sigurt mjekësor edhe në Kosovë.


Shqiprim Arifi shtrohet në Spitalin e Nishit
Lexo po ashtu Shqiprim Arifi shtrohet në Spitalin e Nishit

“Bisedova shkurt me kryetarin e Preshevës, bashkëkombësin e mikun Shqipërim Arifi. I dëshirova shërim të shpejtë, me shpresën se po merr kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi. E sigurova që në çdo moment e ka derën hapë për trajtim të sigurt edhe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Kryetari i Preshevës sot ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pavarësisht se testi për COVID-19 kishte rezultuar negativ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori