LAJMI I FUNDIT:

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje, e udhëhequr nga SHBA, bëhet me komandant të ri

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje, e udhëhequr nga SHBA, bëhet me komandant të ri

Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Derek Adams, mori komandën e Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës Lindje të udhëhequr nga NATO në një ceremoni të ndërrimit të komandës të mbajtur sot në kampin Bondsteel.

Adams është anëtar i Ekipit Luftarak të Brigadës së Dytë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, Divizioni 34 i Këmbësorisë dhe do të komandojë batalionin e manovrës, batalionin e efekteve dhe forcat e tjera të mbështetjes në Komandën Rajonale Lindje.

Çdo njësi mbështet sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.


“Ne jemi këtu në mbështetje të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në zonë dhe për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt. Ne gjithashtu do të mbështesim zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore,” tha Adams.

Ndërsa KFOR 27 dhe Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë në Oregon mbajtën ceremoninë e ndërrimit të flamujve, duke nënkuptuar përfundimin e misionit të tyre dhe fillimin e procesit për ty kthyer në shtëpi, Ekipi i II-të Luftarak i Brigadës së 34-të Iowa-s zbuluan flamujt e tyre për të vazhduar misionin dhe për të ndjekur gjurmët e 27 rotacioneve të kaluara.

“Ishte një nder dhe privilegj i madh të shërbeja si Komandant i Komandës Rajonale Lindje”, tha komandanti në largim, kolonel Eric Riley, në ceremoninë e cila u ndoq nga gjeneral major Franco Federici, komandanti i ri i KFOR-it.

Kujtojmë, ky është rotacioni i 28-të i kontingjentit ushtarak amerikan në Kosovë. /Telegrafi/