LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i San Marinos, Dante Rossi shpërthen në lot pasi kombëtarja e tij shmangi humbjen në lojën e dytë radhazi

Lojtari i San Marinos, Dante Rossi shpërthen në lot pasi kombëtarja e tij shmangi humbjen në lojën e dytë radhazi

Kishte skena emocionuese dje (e shtunë) pasi San Marino shmangu humbjen për ndeshjen e dytë konkurruese radhazi duke barazuar me rezultat 0-0 me Gjibraltarin.

San Marino, ekip i përbërë me dentistë, kontabilistë dhe bankierë në 11-shen titullare, kanë qenë njëra nga ekipet përfaqësuese më të dobëta për vite me radhë.


Ata humbën 147 nga 150 ndeshjet e para dhe pësuan gjithsej 669 gola. Por tani, për herë të parë në historinë e tyre, ekipi i Frank Varella ka arritur barazime pa gola në dy ndeshjet radhazi.

Këto dy barazime erdhën në ndeshjen e Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s, duke barazuar kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit.

Rezultati në shtëpi dje u bë edhe më mbresëlënës, duke pasur parasysh që San Marino kishte kapiten Davide Simoncini të përjashtuar katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe megjithatë ata ende arritën të mbajnë portën e paprekur për të kaluar dy ndeshje të pamposhtur.

Këto dy rezultate thonë shumë për lojtarët, pasi qendërmbrojtësi Dante Rossi u mposht nga emocionet kur dha një intervistë pas ndeshjes.

Rossi nuk mundi t’i përmbaj emocionet dhe nuk mund të fliste duke qarë në intervistën pas ndeshjes dhe kjo ka treguar se sa e madhe është loja e futbollit.

Thjesht imagjinoni skenat absolute që do të ndodhnin nëse San Marino do të arrinte të fitonte një lojë. Kjo përfaqësuese nuk e ka shijuar fitoren që nga prilli i vitit 2004 kur mundi Lihtenshtajnin 1-0 në një miqësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori