Maqedoni: S’ka termin të lirë për testet PCR, pacientët shërohen duke pritur testimin

Në kulmin e pandemisë vështirë të gjendet një termin i lirë për tu testuar për CoVid-19. Disa prej qytetarëve thonë se me të gjitha simptomat e virusit korona, madje edhe janë shëruar pa arritur të diagnostikohen. Besim Miftari tregon se nga një rëntgen i mushkërive mjeku amë i konstatoi se nuk ka pneumoni të zakonshme, andaj u detyrua që të merr terapi anti-kovid dhe barëra popullore.
“Shumë përvojë e keqe që nuk dua ta kujtoj asnjëherë. Jam shëruar në shtëpi, kam pasur trajtim nga mjekët dhe kryesisht jam shëruar me barna shtëpiake dhe me terapi të rekomanduar nga mjekët e Klinikës Infektive. Kam kërkuar që të testohem më kanë thënë se nuk ka termin të lirë për testim dhe pastaj e mendova se nuk është e rëndësishme të dal pozitiv apo negativ, por që të shërohem. Kjo besoj se duhet të jetë prioritet prej çdonjërit prej neve”, tha Besim Miftari, pacient.
Ministria e Shëndetësisë thotë se është në dijeni për shumë raste të tilla, andaj kanë shtuar intensitetin e testimeve dhe përcaktimet e terminëve. Ministri Filipçe tha se përveç 13 mijë testeve të shpejta që janë në përdorim, janë në procedurë të furnizimit edhe përmes Bankës Botërore. Këto teste të reja, kreu i shëndetësisë tha se së shpejti do të arrijnë në të gjitha qendrat ku bëhen testimet.
“Terminët për testim po rriten çdo dit, u rritën njëherë në laboratorët aktual të Institutit të Shëndetit Publik, u rritën në Spitalin në Kozle, dhe tani me punktet me testet e shpejta, dhe gjithkund me testimet shpejta nëpër spitale. Gjithsecili që ka një pasqyrë klinike çfarë do qoftë ajo, mund të paraqitet në cilindo institucion spitalor, në Klinikën Infektive, në Klinikat Interne, në Institutin për sëmundje të mushkërive apo edhe në Spitalin 8 shtatori. Në të gjitha këto testet janë të shpërndara”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Që nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 286 mijë teste, prej të cilëve 15,6% kanë rezultuar pozitiv. Vetëm të premten janë bërë mbi 3 mijë teste në 15 laboratorët publik dhe privat. Deri në fund të shtatorit mesatarisht bëheshin rreth 1 mijë teste në ditë. Ndonëse në valën e vjeshtës kjo shifër është trefishuar, nuk arrin të bëj ballë kërkesën e qytetarëve për një diagnostikim nga virusi korona. Shqetësues është edhe rritja e numrit të në mes 20-25 në ditë dhe gjithsej ndërruan jetë 1,263 pacientë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania