LAJMI I FUNDIT:

Profesori dhe publicisti Berisha: Kuptojeni më në fund, Kosova është shtet i pavarur, duhet të ketë agjendë shtetërore

Profesori dhe publicisti Berisha: Kuptojeni më në fund, Kosova është shtet i pavarur, duhet të ketë agjendë shtetërore

Reagimin e krerëve institucional të Kosovës ndaj deklaratës kërcënuese së presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq për “luftë” duke tërhequr paralelen midis Kosovës dhe Nagorno Karabakut, profesori univeristar dhe publicisti Ibrahim Berisha, e ka cilësuar si mënyrë naive të reagimit, emocionale si dhe që humb e shkatërron energjitë e zhvillimit dhe të emancipimit shtetëror.

Berisha thotë se politika dhe qeveritarët  duhet të kuptojnë më në fund që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që duhet t’ia caktojë agjendën vetes.

Në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha ka thënë se Kosova duhet të ketë agjendë shtetërore.


“Presidenti i Serbisë Vuçiq po mbijeton në skenën ndërkombëtare duke bërë lojë me shtetet ku janë qeveritarë shqiptarët. Ai është i injoruar nga të gjithë fqinjët, pos Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Atë e injoron Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Hungaria dhe Bullgaria”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

“KOSOVA TË KETË AGJENDË SHTETËRORE

Presidenti i Serbisë Vuçiq po mbijeton në skenën ndërkombëtare duke bërë lojë me shtetet ku janë qeveritarë shqiptarët. Ai është i injoruar nga të gjithë fqinjët, pos Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Atë e injoron Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hecegovina, Hungaria dhe Bullgaria.

Është një sharllatan që mbijeton duke krijuar skandale me ndërhyrjet banale në Kosovë dhe duke zhvendosur agjendat e shtetit tonë në tema koti. Kështu ishte edhe me retorikën e tij demagogjike për mundësinë e “shkrirjes e konfliktit të ngrirë” në Kosovë me krahasimet koti me kontestin në Nagorno-Karabakh. Si një president me peshë të imët ndërkombëtare, me këtë retorikë, deshi të bie në sy dhe të testonte reagimin eventual të Administratës së re amerikane të Presidentit Bajden. Ngjashëm, në fazën e parë të Tramp në Shtëpinë e Bardhë, pushteti serb pati testuar reagimin e Administratës me një problem të shpikur: trenin e famshëm me mbishkrime serbe.

Është koha e fundit që Kosova të përqëndohet në punët e veta, duke mos përfillur as Vuçiqin as Serbinë. Marrja kështu në mënyrë naive, emocionale me të, vetëm sa humbë dhe shkatërron energjitë e zhvillimit dhe të emancipimit shtetëror. Është punë koti, pra. Dhe, shprehje e ndjenjës së inferioritetit postkonlonial.

Politika dhe qeveritarët duhet të kuptojnë më në fund, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që duhet t’ia caktojë agjendën vetes. Ky është thelbi”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori