LAJMI I FUNDIT:

​Paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për krime kibernetike dhe mashtrim

​Paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për krime kibernetike dhe mashtrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale te Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë të pandehurve për vepra kriminale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale te Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K për shkak të veprës penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale mashtrim nga neni 323 paragrafi 4 të KPRK-së dhe të pandehurve L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B për shkak të veprës penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale mashtrim nga neni 323 paragrafi 4 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përcjell Telegrafi .

Arrestohen nëntë persona të dyshuar për krime kibernetike dhe mashtrim
Lexo po ashtu Arrestohen nëntë persona të dyshuar për krime kibernetike dhe mashtrim

Të pandehurve A.K, L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPPRK, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale si më lartë.


Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi që në rastin konkret hetimi është në fazën fillestare dhe lënia në liri e të pandehurve paraqet rrezik real, se të njëjtit mund të shmangen nga ndjekja penale dhe të ndikojnë në dëshmitarë, kjo vepër është kryer përmes krimit kompjuterik dhe me qëndrimin në liri ekziston rreziku se të pandehurit përmes platformave të ndikojnë në dëshmi, duke shkatërruar ato apo ndikuar në to.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori