Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet me mekanizma anti-kushtetues, por të funksionojnë në kuadër të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. Sipas tij, nuk ka pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit gjatë një dekade sa ka funksionuar task-forca anti-kurrupsion.
Organi më i lartë legjislativ, pasditen e sotme po mban interpelancën e Avdullah Hoti me kërkesë të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.
Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka arsyetuar shfuqizimin e kësaj task-force, duke theksuar se themelimi i saj në vitin 2010 ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se nuk ka pasur bazë ligjore për themelimin dhe funksionimin e këtij mekanizimi.
“Nëse i referohemi vendimit për themelimin e këtij mekanizimi nga Qeveria e Kosovës vërehet qartë ndërhyrja e ekzekutivit në pushtetin e pavarur të sistemit të drejtësisë. Sepse përcaktimi i numrit të prokurorëve, caktimi i numrit të oficerëve hetues të Policisë së Kosovës dhe përcaktimi i mandatit për këtë mekanizëm me vendim të qeverisë është ndërhyrje direkte në pavarësinë e organeve të drejtësisë të garantuara me kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi”, u shpreh ai.
Sipas tij, nuk ka pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, gjatë një dekade sa ka funksionuar kjo task-force.
“Inicuesi i kësaj interpelance parlamentare para se të kërkojë llogari se si është shuar ky mekanizëm, duhet të na tregojë se a duhet këta mekanizma të themelohen me vendime qeveritare, dhe po ashtu se cilat kanë qenë të arriturat e këtij mekanizimi gjatë 10 viteve të funksionimit në luftë kundër korrupsionit
Manaj ka shtuar se duhet të ekzistojnë mekanizma të specializuar të cilët në baza ditore merren me hetimin dhe zbulimin e veprave korruptive. Ai ka shtuar se nuk duhet të krijohen hapësira që në kuadër të kësaj lufte të ketë ndërhyrje të autoriteteve partiake dhe shtetërore për ta orientuar këtë luftë në goditjen ndaj kundërshtarëve politikë dhe të bizneseve të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze