LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria konfiskon municion në Zveçan e Vushtrri, arreston dy persona

Prokuroria konfiskon municion në Zveçan e Vushtrri, arreston dy persona

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në dy bastisjet e zhvilluara në Zveçan dhe Vushtrri, ku u gjet municion i pushkës së gjuetisë.

“Gjatë bastisjes në Zveçan është konfiskuar sasi e madhe municioni e pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq, gjatë bastisjes së një veturë në Vushtrri janë gjetur dhe konfiskuar njëmijedyqind (1200) fishekë të pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar personi të cilit i janë gjetur fishekët, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.


Me vendim të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda dy (2) të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për dyzetetetë (48) orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori