Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, është i ftuari i radhës në emisionin “ Jeta në Komunë”.
Përballë Jeta Xharrës, kryetari Berisha, i cili është në mandatin e tij të katërt në krye të Fushë-Kosovës, është ballafaquar me krypometrat e KALLXO.com, të cilët i kanë matur premtimet e tij.
Berisha nuk ka arritur të mbajë premtimin e dy mandateve të tij për ndërtimin e një çerdheje publike në këtë qytet.
Aktualisht Fushë-Kosova ka vetëm një çerdhe publike.
I pari i Fushë-Kosovës tha se kanë bërë përpjekje përmes Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një çerdheje por që nuk ka qenë e mundur.
“Për çerdhe jemi në problem për shkak të stafit por ka mbi njëzet çerdhe private në Fushë-Kosovë. Kemi pasë një përpjekje përmes MASH por nuk patëm tokë më ndërtu, ne kemi probleme edhe me staf. Në Miradi para një viti është bërë një çerdhe me partneritet publiko-privat, një të njejtë mund ta bëjmë edhe në Bardh”, tha ai.
Në Fushë-Kosovë mund të gjesh shkolla me 48 nxënës në një klasë për shkak të rritjes së shpejtë të popullatës.
Kryetari Berisha tha se janë në pritje të ndërtimit edhe të një shkollë në zonat kritike me numër të madh të nxënësve.
“Ne tash kemi katër shkolla fillore. Në vitin e kaluar e kemi përfundu një me para të Komunës shkolla “Mihal Grameno” është zbutur për rreth 1 mijë e 200 nxënës që kanë kaluar në shkollën e re. Presim të fillojmë ndërtimin e një shkolle tjetër në këtë pjesën që është e sulmuar nga numri i nxënësave”, tha ai.
Burim Berisha nuk ka arritur të realizojë premtimin e tij për ndërtimin e kuzhinës. Ai madje kishte premtuar “diçka më shumë se kifle”.
Ai gjatë debatit “ Jeta në Komunë”pranoi se nuk ka arritur të përmbushë këtë premtim. Berisha shtoi se “njeri me i realizu të gjitha premtimet është gjë fantastike po nuk mundesh”.
Të ftuar janë edhe asamblistët Durim Hajra nga Lëvizja Vetëvendosje, Remzi Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Qerim Gara, nënkryetar për komunitete i Komunës së Fushë-Kosovës nga PDAK./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City