LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nëse një qytetar ndot mjedisin, mund të gjobitet deri në 5,000 euro

Maqedoni: Nëse një qytetar ndot mjedisin, mund të gjobitet deri në 5,000 euro

Me ndryshimet e reja në ligjin për kundërvajtje, nëse një qytetar ndot mjedisin, ai mund të gjobitet deri në 5,000 euro. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mëdha mund të marrin gjoba deri në 200,000 euro. Megjithatë, shuma e gjobës mund të jetë edhe më e ulët. Çdo gjë do të varet nga dëmi i shkaktuar. Kjo do të përcaktohet nga inspektorët e mjedisit.

Zgjidhje e re ligjore për kundërvajtje

“Për shkeljet në fushën e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe mjedisit, gjoba mund të përcaktohet në shumën prej njëzet herë”.


– Për qytetarët gjobë e mundshme ndërmjet 15 dhe 5,000 euro
– Për person përgjegjës në kompani dhe zyrtar i autorizuar gjobë E MUNDSHME mes 15 dhe 10,000 euro
– Për kompanitë gjobë E MUNDSHME ndërmjet 50 dhe 200,000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë

Dënimet për qytetarët që ndotin mjedisin janë në rritje, por çështja e ngrohjes së amvisërive mbetet e pazgjidhur. Gazifikimi ende mungon. Ministri i mjedisit është optimist se gazi do të arrijë vitin e ardhshëm.

“Tenderi për rrjetin sekondar dhe terciar do të jetë gati muajt e ardhshëm. Atëherë kompania do të jetë e obliguar të furnizojë të paktën 50% nëpër qytetet në katër vitet e ardhshme dhe të paktën 25% në zonat rurale në katër vitet e ardhshëm”, tha Naser Nuredini- ministër i mjedisit.

Nuredini shton se zgjidhja e re ligjore është miratuar kryesisht për industritë që janë gjithashtu ndotës të mëdhenj. Nëse dikush e ndot mjedisin, përveç se paguan gjobë, do të ketë obligim për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Zgjidhja ligjore nga Qeveria ende nuk është dërguar në Parlament./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori