LAJMI I FUNDIT:

Instagram shton Reels dhe Shops në aplikacion, ndryshon dizajnin pas shumë vitesh

Instagram shton Reels dhe Shops në aplikacion, ndryshon dizajnin pas shumë vitesh

Instagram më në fund po shton Reels dhe Shop në ballinën kryesore të aplikacionit të saj mobil për iOS dhe Android, një ndryshim i madh në paraqitjen e aplikacionit për herë të parë ndër vite.

Sipas kompanisë, Reels i cili filloi për herë të parë si test disa muaj më parë (Reels është versioni i TikTok nga Instagram) tani ka tab-in e vet.

Kompania thotë se dëshiron që Reels të jetë, “një vend ku njerëzit mund ta shpërndajnë kreativitetin e tyre me botën dhe të kenë një shans të shpërthejnë dhe të gjejnë një audiencë”.


Sa i përket Shops, ky do të jetë vendi ku do të gjeni rekomandimet e personalizuara, përzgjedhjet e redaktorëve nga kanali @shop i Instagram, video të shopping-ut, koleksione të produkteve të reja dhe më shumë.