LAJMI I FUNDIT:

A është Deti i Vdekur vërtet i vdekur?

A është Deti i Vdekur vërtet i vdekur?

Këto janë faktet të cilat nuk i keni ditur mbi liqenin më të njelmët në botë

Niveli i ujit çdo ditë bie për një metër të tërë, gjë që paralajmëron që së shpejti do të thahet tërësisht.

Është i njohur edhe si “det depresioni”, meqenëse kjo njëherësh është pika më e ulët e lartësisë mbidetare në botë, transmeton Telegrafi.

Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai furnizohet nga lumi Jordan.

Kripësia e tij është 30%, gjë që është 10 herë më e lartë se uji i zakonshëm i deteve. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km. Thellësia e tij është 330 m.

Ai nuk ka asnjë komunikim me detet e tjera dhe për shkak se uji i tij avullon shumë shpejt, nuk ka gjasa që të zgjerojë sipërfaqen e tij.

Këtu nuk mund të ekzistojë asnjë individ i gjallë, pos mikrobeve shumë të qëndrueshme.

Përveçse uji i këtij deti është shumë shërues për sëmundje të lëkurës.

Deti i Vdekur është vend ideal për ata të cilët vuajnë nga depresioni dhe ankthi, meqenëse qëndrimi në këtë pjesë të botës ndikon mirë në sistemin nervor.

Gjithashtu, uji është banjë ideale për ata që nuk dinë not, sepse, edhe nëse dëshirojnë, nuk mund të fundosen.

Për shkak të përqendrimit të lartë të kripës trupi do të qëndrojë në sipërfaqe, kështu që mund të qëndroni shtrirë në ujë dhe të lexoni gazetën apo të kënaqeni me panoramën.

Edhe një diçka interesante: Nëse një sasi e madhe e këtij uji ju hyn në gojë apo në hundë, mund të ngufateni.

Liqeni i cili është dhjetë herë më i njelmët se i çdo deti, tërheq vëmendjen e turistëve edhe për shkak të baltës shëruese të cilën e posedon me bollëk, ndërkaq burimet e ujërave termalë me sukses shërojnë problemet reumatike.

/Telegrafi/