LAJMI I FUNDIT:

Zaevi nga Sofja: Do të diskutojmë për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë

Zaevi nga Sofja: Do të diskutojmë për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se ka arritur në Sofje në Samitin për Ballkanin perëndimor që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit.

Sivjet, nikoqire e këtij procesi është Republika e Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa samiti do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev dhe Borissov, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hapim kapitull të ri në zhvillimin e rajonit dhe realizimin e standardeve të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor i çojnë më afër anëtarësimit në BE”, thotë Zaev.


Zaev përmendi se sot do të diskutohen për drejtim kyçe strategjike për rajonin, vizionin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.