Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në emisionin “Jeta në Komunë”, u ballafaqua me hulumtimin lidhur me zyrtarët e kabinetit të tij me aktakuza.
Njeriu më i afërt i Gazmend Muhaxherit, Shefi i Kabineti të tij, Durim Sheremeti, po akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Pejës.
Ish- zyrtari i kabinetit, Budak Shala, është dënuar për mashtrim, sepse e ka mashtruar kryetarin.
Haki Kartallozi, zyrtar për komunitete, po ashtu është dënuar me 5 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës.
Edhe ish-shefi i personelit, Muhamet Kelmendi, ka qenë i akuzuar, por aktakuza është parashkruar.
I pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se Durim Sheremeti nuk merr pagë në Komunën e Pejës, pasi i njëjti është suspenduar dhe sipas tij është i pafajshëm.
“Për Durimin është një gafë, se ka dalë një tender, tash s’po mundem me fol se nesër është gjykimi për këtë çështje e ndoshta i bie keq që po ndërhyj të gjykata për me e favorizu shefin e kabinetit, po mbasi të merret vendimi mund të flas për këtë” tha ai.
Për zyrtarët tjerë ai tha se janë denoncuar nga Komuna.
Shefi i kabinetit, Durim Sheremeti, akuzohet se se ka nënshkruar raportin për pranimin e mallit, lidhur me tenderin për blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik në Pejë, në vlerë prej 11,929.41 euro, pa pasur mandat dhe kompetencë për të nënshkruar.
Sheremeti sipas dosjes së Prokurorisë ka nënshkruar raportin në emër të organit mbikëqyrës – menaxherit të projektit Faik Zekaj, i cili me vendim të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qenë i emëruar menaxher i projektit në fjalë.
Aktakuza u publikua në qershor të vitit 2019 ndërsa, përveç Sheremetit subjekt i saj ishin edhe tre zyrtarë të tjerë komunal, Gëzim Lajqi, Ruzhdi Zhara dhe Gëzim Shala. Aktakuzën e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit në fillim të këtij viti. Durim Sheremeti nuk dha asnjëherë dorëheqje nga posti publik, e as nuk u shkarkua nga kryetari Muhaxheri, ndonëse mbi të rëndojnë akuza për korrupsion./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës