LAJMI I FUNDIT:

Berisha për Specialen: UÇK e ka betejën e fundit kundër Serbisë

Berisha për Specialen: UÇK e ka betejën e fundit kundër Serbisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, është shprehur se nuk është ndier mirë kur ka parë sot në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale, ish Presidentin Hashim Thaçi dhe ish Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Nuk ishte ndjenjë e këndshme të shohësh miqtë dhe luftës që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, në këtë gjykatë që po dihet se është produkt sllavoserb. Mendoj se është beteja e fundit e UÇK kundër Serbisë dhe argatëve të saj që po tentojnë ta barazojnë luftën për liri të Kosovës me atë gjenocidale të Serbisë”, është shprehur Berisha.


“Natyrisht baca Jakup si motivues i gjeneratave të reja në luftën për liri – si njeri që me zërin e tij ka qenë kushtrim për mobilizim për luftën për liri, pamja e tij nuk mund t’i ikte pamjes së qershorit të 1998-ës kur për herë të parë në emër të UÇK i është drejtuar opinionit. Ishte baca Jakup që ka ditur dhe do të dijë ta mbrojë kauzën e Kosovës për liri”, ka thënë Berisha në Klan Kosova.

“Në këtë moshë të jesh i akuzuar me shpifje dhe trillime nuk është ndjenjë e mirë. Baca Jakup ka thënë atë që duhet ta thotë secili në një gjykatë. Për dallim nga Thaçi që ka folur avokati i tij, ai e ka thënë një të madhe rreth mashtruesve dhe të mashtruarve që kanë sjell formimin e kësaj gjykate”.

Berisha  ka theksuar se shqiptarët nuk kanë bërë luftëra në baza fetare, siç ceket në aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Feja ka qenë në rend të dytë kur në pyetje ka qenë atdheu. Lufta është bërë për bindje politike”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori