LAJMI I FUNDIT:

Hulumuesi britanik skeptik se administrata e Joe Biden do ta ketë vëmendjen tek Kosova

Hulumuesi britanik skeptik se administrata e Joe Biden do ta ketë vëmendjen tek Kosova

Hulumuesi britanik, Aidan Hehir, është skeptik se administrata e Joe Biden, do ta ketë vëmendjen tek Kosova, ashtu siç është përmendur në fushatë. Madje, ai përmend faktin që Asociacioni i Komunave serbe, apo demarkacioni me Malin e Zi, u bënë gjatë kohës sa Biden ishte zëvendës president.

Hulumtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Aidan Hehir, thotë se nuk është e sigurt që Biden do ti zbatojë premtimet e tij sa i përket çështjes së Kosovës.

“Biden u zotua se do të përkushtohet për drejtësi për krimet e luftës, dhe se do ta bind e BE-në që të japë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të ndërmarrë hapa të tjerë për të çuar përpara integrimin e Kosovës në BE. Ndërsa këto u mirëpritën ngrohtësisht në Kosovë, nuk është aspak e sigurt që Biden do të zbatojë në të vërtetë këto politika”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Aidan Hehir.


Hehir shton se pikërisht gjatë kohës sa Biden ishte nënkryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova ka stagnuar politikisht, përcjell Telegrafi.

“Duke pasur parasysh një varg sfidash të mëdha me të cilat përballen SHBA, është e vështirë të imagjinohet që Biden do t’i japë përparësi Kosovës. Edhe nëse Biden kërkon të angazhohet në mënyrë domethënëse me Kosovën, kjo nuk do të çojë automatikisht në progres të konsiderueshëm përpjekjen e Kosovës për të konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar. Gjatë tetë viteve sa Biden ishte nënkryetar, Kosova pësoi disa nga goditjet më të kushtueshme për sovranitetin e saj; marrëveshja e shoqatës serbe, marrëveshja e kufirit me Malin e Zi dhe themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ndodhën të gjitha gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu e vështirë të besohet se Biden do të merret në mënyrë efektive me korrupsionin që ka dëmtuar Kosovën për dekada, veçanërisht duke pasur parasysh që në 2010 ai e përshëndeti Thaçin si George Washington të Kosovës”, shtoi Hehir.

Ndryshe, teksa mediumet kryesore botërore e japin se Biden do të jetë presidenti 46, por është presidenti aktual, Donald Trump, që nuk po e pranon se ka humbur. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori