LAJMI I FUNDIT:

Takim Osmani dhe Zakharieva në kuadër të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit

Takim Osmani dhe Zakharieva në kuadër të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, do të bashkë-kryesojnë nesër takimin e Ministrave të Jashtëm, i cili mbahet në kuadër të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit, informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Përveç Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Në kuadër të sesioneve të planifikuara, Ministrat e Jashtëm do të kenë mundësi të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në lidhje me sfidat dhe mundësitë e Procesit të Berlinit, masat e krijuara për të ndërtuar besimin dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, posaçërisht përmes lidhjes më të mirë dhe mobilitetit ndërmjet njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë të të rinjve dhe shoqërisë civile”, thonë nga MPJ.


Pas përfundimit të takimit, do të mbahet edhe konferencë e përbashkët për shtyp midis ministrave Osmani, Zakharieva dhe Maas.

“Si pjesë e presidencës së përbashkët, të njëjtën ditë do të mbahet edhe Think Thank Forum i organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis – Shkup” në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Politikën e Jashtme (ECFR) nga Sofja. Në kuadër të Think Thank Forumit, sipas agjendës, është paraparë që me fjalime përshëndetëse të flasin Ministrat Osmani dhe Zakharieva”, shtojnë nga atje.

Takimi është në prag të Samitit të shtatë të Procesit të Berlinit, i cili është planifikuar të zhvillohet këtë vit në 10 nëntor në Sofje, ku do të lëshohet Plani i ri i Veprimit për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për BP të cilët ishin përgatitur nën udhëheqjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori