LAJMI I FUNDIT:

Program Online për rininë nga Coca Cola

Program Online për rininë nga Coca Cola

Coca-Cola HBC Kosova organizon programin për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”.

Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja e të rinjve për tregun e punës. “Coca-Cola përkrah Rininë” është themeluar që të ndihmoj pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre. Duke u nisur nga papunësia e lartë e të rinjve si një sfidë për ekonominë vendore dhe me fokus të vazhdueshëm në fuqizimin e brezave të rinj, Coca-Cola HBC Kosova ka themeluar programin “Coca-Cola përkrah Rininë” me qëllim të aftësimit të tyre për treg të punës dhe vetëpunësim. Pjesë e programit mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët janë të interesuar. Programi do të jetë shumë atraktiv për tu ndjekur dhe do ju shërbejnë pjesëmarrësve si aftësi për gjithë jetën.

Pjesëmarrësit e programit do të kenë mundësi të mësojnë edhe nga folësit nga fusha të ndryshme të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre në vendin e punës me pjesëmarrësit duke i motivuar ata për fillimin e një karriere të suksesshme. Disa nga temat nga ky program do të jenë bota digjitale dhe influenca në rrjete sociale. Ky program këtë here do të organizohet onlineme qëllim që t’ua lehtësoj të rinjve pjesëmarrjen.

Nën sloganin ‘Ti je e ardhmja jote’ programi do fillojë me 10 nëntor 2020 e cila do zgjasë nga 12:00 – 16:00 për të gjithë pjesëmarrësit dhe në fund do të pajisen me Mirënjohje nga Coca Cola.

Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC. Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto 28 shtete.

Të gjithë ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mund të aplikojnë online KËTU.

Artikull i sponsoruar