LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA: Kush është duke udhëhequr në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave?

Zgjedhjet në SHBA: Kush është duke udhëhequr në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave?

Gara për Shtëpinë e Bardhë tanimë ka mbetur në atë se kush fiton disa shtete të mbetura – Georgia, Pennsylvania, Nevada dhe Arizona.

Një fitore e vetme në Pensilvani ose në dy nga katër shtetet e tjera të mbetura do të ishte e mjaftueshme për të konfirmuar kadidatin demokrat Joe Biden si president të zgjedhur, duke ndaluar çdo sfidë ligjore, përcjell Telegrafi.


Z. Trump, ndërkohë, duhet të fitojë Pensilvanian dhe tre nga katër shtetet e mbetura.

PENNSYLVANIA – 20 vota elektorale

Si qëndrojnë gjërat? Biden ka një epërsi prej 28,833 votash

Sa vota duhet të numërohen ende? Nga e premtja në mbrëmje, mbetën 102.541 vota.

Ku janë këto vota? Votat që do të numërohen janë fletët e votimit që mungojnë në Filadelfia, qyteti më i madh i shtetit dhe qarku Allegheny – qarqe të fituara nga Hillary Clinton në vitit 2016, kështu që kryesisht votat supozohet të jenë të Demokratëve.

Kur do të mësojmë më shumë? E premtja është dita e fundit që Pensilvania mund të pranojë fletëvotimet postare të postuara gjatë ose para ditës së zgjedhjeve.

Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se mund të duhen më shumë ditë për të përfunduar numërimin.

GEORGIA – 16 vota elektorale

Si qëndrojnë gjërat? Biden ka 2,461,455 vota ndërsa Trump ka 2,454,207 vota, sipas sistemit të rezultateve të BBC.

Sa vota kanë mbetur për të numëruar? Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensberger tha më herët të premten se rreth 8,000 vota ushtarake të munguara ishin akoma me postë dhe do të numëroheshin vetëm nëse mbërrinin në fund të ditës.

Ku janë këto vota? Votat që numërohen janë fletëvotimet postare kryesisht nga Atlanta dhe Savannah, të cilat janë kryesisht për Biden.

Kur do të mësojmë më shumë? Raffensberger njoftoi të premten se gara presidenciale e shtetit do të shkojë në një rinumërim, kështu që ne mund të presim një kohë.

ARIZONA – 11 vota elektorale

Si qëndrojnë gjërat? Biden ka 1,604,067 vota ndërsa Trump ka 1,574,206 vota.

Sa vota kanë mbetur për të numëruar? Rreth 200,000 vota.

Ku janë këto vota? Ato janë nga i gjithë ky shtet i larmishëm, por shumica janë në zonën përreth Feniksit.

Kur do të mësojmë më shumë? Zyrtarët shtetërorë do të japin numra të azhurnuar të premten në mbrëmje me kohën lokale – nuk e dimë nëse ato do të rezultojnë vendimtare.

NEVADA – 6 vota elektorale

Si qëndrojnë gjërat: Biden ka 632,558 vota ndërsa Trump ka 609,901 vota.

Sa vota janë akoma për tu numëruar? Zyrtarët thonë se kanë mbetur dhjetëra mijëra vota.

Ku janë këto vota? Shumë janë nga Clark County që përfshin Las Vegas, dhe shumica e tyre janë fletëvotime postare.

Kur do të dimë më shumë? Një rezultat më i qartë ka të ngjarë të vijë në fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori