LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Është paradoks të dënohen njerëzit kryesorë të UÇK-së, e ata që kryen gjenocid tash udhëheqin Serbinë

Reçica: Është paradoks të dënohen njerëzit kryesorë të UÇK-së, e ata që kryen gjenocid tash udhëheqin Serbinë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, ku ka thënë se është paradoks që të dërgohet në Hagë pjesa kryesore e UÇK-së, derisa akterët kryesorë në shtetin serbë kur bëhej gjenocidi në Kosovë tani janë të lirë.

Ai ka thënë se pamjet që kemi parë ditëve të fundit dhe po vazhdojnë edhe sot janë tërësisht të panevojshme dhe si të tilla po vazhdojnë të tronditin themelet e shtetit dhe mbi të gjitha po vazhdojnë të tronditin themelet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është paradoks të dërgohet pjesa kryesore e UÇK-së në Hagë që tani edhe ishin drejtues të shtetit, së fundi, dhe të krahasohet me drejtuesit politik aktual, që kur shteti serbë ushtronte gjenocid në Kosovë, ata ishin akterë, njëri zëdhënësi dhe tjetri ministri i informacionit tash udhëheqin Serbinë. Ne duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar që kryesit e vërtetë të krimit në Kosovë të vihen para drejtësisë, sepse gjenocidi është udhëhequr nga hegjemonizmi serb i prirë nga Millosheviqi, dhe akterët e tij kryesorë, të cilët sot udhëheqin me atë shtet”, tha Reçica.


Reçica theksoi se duhet të bëhen veprime konkrete dhe të kryejnë përgjegjësitë ndaj të protagonistëve të këtyre aktakuzave dhe familjeve të tyre.

“Ne duhet me veprime konkrete të kryejmë përgjegjësitë tona ndaj protagonistëve dhe familjeve të tyre, ta dinë se shteti është me ta dhe e kanë mbështetjen gjatë procesit nga Gjykata Speciale. Ne kemi ligjin për këtë gjë dhe nuk besoj se do të kemi pengesa për realizimin e saj”, ka thënë ministri Reçica gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.

Po ashtu, ministri Reçica tha se, “ne kemi obligim dhe bëj thirrje për një unitet të gjithmbarshëm politik, për t’i përballuar më lehtë këto sfida me të cilat po përballet vendi ynë dhe çlirimtarët e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori