Policia ngrit kallëzim penal ndaj 10 personave të dyshuar për keqtrajtim dhe braktisje të 35 fëmijëve
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të kampanjës ‘Mos hesht – ndal trafikimin me njerëz’, ka realizuar një sërë aktivitetesh, ku janë ngritur aktakuza ndaj dhjetë personave për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
Sipas komunikatës për medie gjatë zbatimit të planit operativ ndër të tjera është angazhuar një numër i konsiderueshëm i personelit policor në disa regjione, me ç’rast është bërë identifikimi i personave të përfshirë 16 (gjashtëmbëdhjetë) lëmoshëkërkues të rritur dhe 35 (tridhjetë e pesë) fëmijë lëmoshëkërkues.
“Me qëllim të parandalimit dhe identifikimit në faza të mëhershme të viktimave të mundshme të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, DHTQNJ ka implementuar një plan operativ të koduar si “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” në disa regjione të Kosovës, nga data 26 e deri me 30 tetor 2020. Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ndër të tjera është angazhuar një numër i konsiderueshëm i personelit policor në disa regjione, me ç’rast është bërë identifikimi i personave të përfshirë, 16 (gjashtëmbëdhjetë) lëmoshëkërkues të rritur (nga ta 10 shtetas kosovarë dhe 6 shqiptarë), 35 (tridhjetë e pesë) fëmijë lëmoshëkërkues (nga ta 28 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas shqiptarë). Po ashtu, përveç identifikimit të lartcekur, si persona të dyshuar të përfshirë në këto raste, janë identifikuar 10 persona ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal si dhe janë iniciuar 9 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu sipas komunikatës për medie, në vazhdën e procedurave për trajtimin e rasteve të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues, në prani të punëtorëve të QPS-së, u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve, ku të njëjtit kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të tilla, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë shoqërinë. Për çdo informacion relevant ju mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrat e telefonit pa pagesë: 192 dhe 0800 11 112”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite