LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje: Kosova ka pranuar hapjen e një Zyreje ndërlidhëse në Sarajevë, po presim një përgjigje nga Bosnja dhe Hercegovina

Duda Balje: Kosova ka pranuar hapjen e një Zyreje ndërlidhëse në Sarajevë, po presim një përgjigje nga Bosnja dhe Hercegovina

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake, pasi kërkoi nga kryeministri, Avdullah Hotit të hapte një Zyrë Ndërlidhëse të Kosovës në Sarajevë, të cilën kërkesë ia dërgoi edhe autoriteteve të Bosnje-Hercegovinës.

Sidoqoftë, siç tha ajo në një intervistë për Klix.ba, përgjigje nga shteti boshnjak ende nuk ka marrë.


Në fillim të intervistës, Balje pohoi se hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Sarajevë do të përmirësonte ndjeshëm bashkëpunimin me Bosnjën, por mbi të gjitha do të zgjidhte çështje të shumta të diasporës, transmeton Telegrafi.

“Këto probleme kanë të bëjnë me regjimin e vizave, marrjen e dokumenteve dhe lirinë e udhëtimit. Një nga anëtarët gjithashtu përmendi vdekjet dhe mënyrën se si ajo nuk mund të vinte në varrimin e motrës së saj sepse nuk mund të udhëtonte nga Sarajeva në Kosovë dhe kjo më la një përshtypje të fortë. Unë isha e pafuqishme, por unë jam përfaqësuese e boshnjakëve në Kosovë, dhe pastaj kjo më shtyu të filloj këtë iniciativë për të hapur një zyrë ndërlidhëse të Kosovës në kryeqytetin e Bosnjës, në mënyrë që të zgjidh këto probleme”, tha Balje.

Situata me pandeminë dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë e kanë vonuar fillimin e iniciativës për disa kohë, por Balje tha se ajo i shkruajti një letër të hapur kryeministrit Hoti dhe ministres së jashtme Haradinaj – Stublla.

“Kryeministri Hoti më ftoi për një bisedë dhe shprehu interes të madh për hapjen e një zyre, që do të thotë se Kosova praktikisht ka dhënë dritën e gjelbër. Unë ende nuk kam marrë një përgjigje prej tyre, mbase është akoma herët, por ata të paktën mund të më informojnë se a e kanë marrë një letër dhe se do ta shqyrtojnë kërkesën, e cila do të tregonte një lloj vullneti”, pohoi deputetja boshnjake.

Ajo më tej deklaroi se Kosova ka zyra ndërlidhëse në Greqi, madje edhe në Beograd, dhe se Bosnja është i vetmi vend në rajon me të cilin nuk ka bashkëpunim dhe lidhje institucionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori