LAJMI I FUNDIT:

Avokati Vërtopi: Ante Gotovinës mbrojtja i kushtoi 33 milionë euro, avokatët elitarë nuk vijnë me tarifat e Kosovës

Avokati Vërtopi: Ante Gotovinës mbrojtja i kushtoi 33 milionë euro, avokatët elitarë nuk vijnë me tarifat e Kosovës

Avokati Florim Vërtopi thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkesën eventuale të OVL UÇK për të shqyrtuar ligjshmërinë e mandatit të Speciales do ta dërgonte në Strasburg.

“Është çështje e kryer. Speciales i përfundon mandati vetëm atëherë kur të vendos Këshilli i Evropës”, tha Vërtopi në RTV Dukagjini.

Vërtopi thotë se është shumë e rëndësishme që të ketë ekip që do të mbrojë të akuzuarit e Gjykatës Speciale.


Avokati thotë se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë qenë të përgatitur për t’u përballë me procesin.

“Nëse do të kishin ekip mbrojtës, ata në bazë të pyetjeve që u janë nënshtruar do ta dinin se në çfarë cilësie do t’i ftojnë në Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vërtopi thotë se familjarët nuk duhet të shpresojnë se shteti do t’ua paguajë avokatët të akuzuarve potencial nga Specialja.

“A mendoni ju se një avokat elitar me standarde shumë të forta ndërkombëtare vjen me tarifë të direktivës 2/2020…Ante Gotovinës i ka kushtuar mbrojtja 33 milionë euro”, tha ndër të tjera avokati Florim Vërtopi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori