LAJMI I FUNDIT:

Biden: Kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi

Biden: Kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi

Kandidati demokrat Joe Biden ka folur nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin nga demokratët në gusht.

Gjatë adresimit të tij, përcjell Telegrafi, Biden ka thënë se çdo votë do të numërohet dhe nuk ka deklaruar fitoren e tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

“Bashkëkombësit e mi amerikanë, dje edhe një herë treguam se demokracia është rrahja e zemrës së këtij kombi”, tha Biden.


I nominuari demokrat tha se ishte “e qartë” se do të “godiste” 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

“Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por unë jam këtu për të raportuar se kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi”, tha Biden.

Deri më tani, asnjëri nga të nominuarit nuk ka arritur 270 vota elektorale. Sidoqoftë, siç vlerëson The Guardian, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori