LAJMI I FUNDIT:

Rebalanci i Buxhetit të Maqedonisë, para miratimit!

Rebalanci i Buxhetit të Maqedonisë, para miratimit!

Po finalizohet debati për rebalancin e Buxhetit me të cilin duhet të realizohet pakoja e katër e masave për përballje e Covid krizën dhe deri në fund të ditës duhet të miratohet. Deputetët e pushtetit dhe opozitës edhe sot me akuza të ndërsjella rreth ndryshimeve të buxhetit dhe se sa ata do të japin rezultatin e pritur. Opozita vlerëson se pushteti nuk menaxhon mirë me krizën shëndetësore, ndërsa për shumicën parlamentare sjellja e rebalancit është e patjetërsueshme që sa më shpejtë tu ndihmohet kompanive dhe qytetarëve.

“Na tregoni cilin projekt kapital e keni ndërtuar ju! Çfarë keni filluar, projektuar dhe e keni ndërtuar? Nuk ka. A do të sigurohen mjete për investime kapitale? Në çdo Buxhet duhet të ekzistoj kjo pikë. Por, a e keni? Jo dhe është mirë të angazhoheni që të filloni me projektimet. Tre vite e gjysmë kaluan, nuk keni asnjë projekt. Kjo është e trishtueshme. Ja, ky është konstruktiviteti juaj”, tha Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM.

“Parashohim 644 milion denarë në këtë rebalanc. Deri në fund të këtij viti fiskal, kur do të duhet ta sjellim Buxhetin e ri, prej të cilëve 500 milion denarë shkojnë drejtpërdrejtë për projekte kapitale, për mbështetje të drejtpërdrejt të komunave. Kjo ekziston si pikë, në Buxhet prej 644 milionëve, 144 milion shkojnë në ndërmarrjet publike. Ky është kujdes i vërtetë ndaj qytetarëve”, u shpreh Kostadin Kostadinov nga LSDM./TV21/