LAJMI I FUNDIT:

Familja Gjurgjealo nga Prizreni prodhon qeleshe me lesh nga Australia

Familja Gjurgjealo nga Prizreni prodhon qeleshe me lesh nga Australia

Historia e familjes që merret me ndërtimin e plisave brez pas brezi.

Është gjenerata e tretë që merret me këtë zanat.

Këtë profesion e kanë filluar të parët qysh në vitin 1909. Ishte gjyshi i tij ai që kishte nis të merrej me zanatin e qeleshepunuesit, duke ua lënë trashëgim gjeneratave tjera.


Është Naxhi Gjurgjealo, nga qyteti i Prizrenit, i cili ka thënë se ndonëse nuk ka përfitime të mëdha, këtë punë dëshiron që ta ruajë për hir të të parëve.

“Është zanat familjar. Babgjyshi qysh në moshën nëntë vjeçare është kyçur në këtë zanat. Një kohë ka punuar me bashkëpunëtorë. Më pas ata janë larguar nga biznesi dhe babagjyshi kishte mbetur vetëm. Ky zanat nuk punohet vetëm. Atëherë baba im kthehet nga arsimi dhe vazhdon zanati. Edhe ne e kemi trashëguar këtë zanat. Me babagjyshin më ka rënë të punojë nja dy vite”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naxhi Gjurgjealo, përcjell Telegrafi.

Bashkë me Naxhiun, punon edhe gruaja e tij Ergyli. Ka më shumë se 30 vite që punojnë bashkë dhe asnjëherë të mërzitur nga kjo punë.

Ajo ka thënë se menjëherë pas martesës, i është bashkuar zanatit të  bashkëshortit, duke shtuar se e bën më shumë dëshirë edhe pas kaq shumë viteve.

“35 vite kam martesë, ndërsa 32 vite kam që merrem me plisin. Duka parë burrin si po punon i jam bashkangjitur edhe unë pasi më është dukur një punë me vlerë”, deklaron Ergyle Gjurgjealo.

Puna e qeleshepunuesit do një përkushtim të madh.

Fillimet e këtij zanati për Naxhiun kanë qenë të vështira, por sot ai tregon se falë pasionit të trashëguar, ja ka dalë mbanë.

“Nga njerëzit tjerë duket se është punë e vështirë, por ne jemi mësuar me këtë punë dhe nuk na vjen më vështirë. Ka shumë procese. Ne leshin e marrim nga Turqia që ajo e importon nga Australia. Në Turqi pastrohet e më pas vjen te ne”, deklaroi Naxhi Gjurgjealo.

Ata përveç plisave, punojnë edhe veshje kombëtare, çanta e kapele të ndryshme.

“Jemi munduar të improvizojmë diçka pasi në Kosovë nuk ka më interesim të mbahet plisi. Shembull rinia nuk ka më fare interesim të mbajë plisin. Por filluam të bëjmë kaçketa apo sheshira “bio” apo prodhim vendor. Edhe çanta të zhgunit kemi filluar të bëjmë. Por si bizneset tjera edhe neve kjo pandemi na ka sakatuar”, deklaroi Ergyle Gjurgjealo.

Të palodhur nga ky profesion Naxhi dhe Ergyle Gjurgjealo, po vazhdojnë rrugëtimin e nisur para më shumë se 100 viteve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori