LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dënon sulmin në Vjenë: Jemi pranë popullit të Austrisë

Thaçi dënon sulmin në Vjenë: Jemi pranë popullit të Austrisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar sulmet me armë që kanë ndodhur sonte në Vjenë.

Thaçi përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook këtë sulm e ka konsideruar qyqar derisa është shprehur se Kosova është pranë popullit austriak në këto momente të vështira.

Postimi i plotë:


Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë.