LAJMI I FUNDIT:

Përse Princi William e mbajti të fshehtë infektimin me COVID-19?

Përse Princi William e mbajti të fshehtë infektimin me COVID-19?
Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Princi William ka rezultuar pozitiv me coronavirus në muajin prill, po ai vendosi të mbante këtë lajm larg publikut.

The Sun raportoi të hënën se William, 38 vjeçar, ishte ‘goditur’ fort nga COVID-19 gati shtatë muaj më parë. Në dritën e faktit se babai i tij Princi Charles, 71 vjeç, ishte kontraktuar me virusin pak para diagnozës së tij, William nuk donte të alarmonte më tej publikun me lajmin që ai gjithashtu u sëmur.


William u shikua nga mjekët mbretërorë në shtëpinë e tij në fshat, Anmer Hall, ku u bë karantinë në javët e para të pandemisë. Princi nuk kishte nevojë të vizitonte spitalin, ndërkohë as Kate Middleton dhe as fëmijët e tyre, Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 5 vjeçe dhe Princi Louis, 2 vjeç, nuk kontraktuan virusin.

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Pa Images)

Ndërsa Princi Charles u tha të kishte përjetuar ‘simptoma të lehta’, Princi William u ‘godit shumë rëndë’, sipas burimit.

“Në një fazë ai po përpiqej të merrte frymë, kështu që padyshim që të gjithë rreth tij ishin goxha në panik”, tha burimi për The Sun.

Në një rast të papritur që Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princi William të vdisnin, Princi George do të ishte teknikisht i radhës për të qenë monarku.

Princi William ishte infektuar me coronavirus në fillim të këtij viti, por Pallati Mbretëror e ka fsheh prej publikut
Lexo po ashtu Princi William ishte infektuar me coronavirus në fillim të këtij viti, por Pallati Mbretëror e ka fsheh prej publikut

Sidoqoftë, nëse një tragjedi e tillë do të ndodhte para ditëlindjes së 18-të të George, një regjent do të sundonte në vend të tij.

Pas George në linjën e trashëgimisë janë dy vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, kështu që xhaxhai i tij Princi Harry do të ishte gati për këtë punë. Edhe pse Princi Harry dhe Meghan Markle u larguan nga rolet e tyre mbretërore në fillim të këtij viti, Harry është ende në linjën e trashëgimisë. Trashëgimtari tjetër i kualifikuar është Princi Andrew, i cili gjithashtu është larguar nga detyra publike mes polemikave në lidhje me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein.

Princi William (Foto: WPA-ROTA/PRESS ASSOCIATION IMAGES)

Në 1547, Edward VI u bë Mbret në moshën nëntë vjeçe pas vdekjes së babait të tij, Henry VIII.

Në anën tjetër, Mbretëresha Elizabeth iu nënshtrua një operacioni të planifikuar të kataraktit në 2018, teksa pallati nuk ndau lajmet deri një muaj më vonë.

Gjatë ngjarjes, princi vlerësoi punëtorët shëndetësorë për ‘punën e tyre të jashtëzakonshme’ mes krizës së coronavirusit, duke thënë se ‘angazhimi i tyre ka prekur zemrat e të gjithë kombit’.

Diagnoza e raportuar e William erdhi vetëm disa javë pasi ai bëri shaka për përhapjen e virusit, teksa ai dhe Kate ishin në turne në Irlandë në muajin mars. /Telegrafi/

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori