LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person, bie nga lartësie brenda objektit banesor në Prishtinë

Humb jetën një person, bie nga lartësie brenda objektit banesor në Prishtinë

Një person ka humbur jetën sonte, pasi i njëjti në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi brenda një ndërtese të papërfunduar në kryeqytet.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re” në  Prishtinë, saktësisht brenda një objekti, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.


“Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Bëhet e ditur se viktima ka rënë në hapësirën e rezervuar për vendosjen e ashensor, në një objekt në ndërtim.

Sipas zëdhënëses, rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. /Telegrafi/