Vesel Nikqi ka dekada që është valltar i njohur, njëkohësisht udhëheqës i ansamblit “Rugova”.
Jo vetëm që është i pasionuar për të ruajtur muzikën popullore por edhe traditat që e veçojnë vendlindjen e tij.
“Etnoregjioni i Rugovës është një prej gjashtë etnoregjioneve që e specifikojnë etnikumin shqiptar në Kosovë. Të gjitha këto tregojnë se shqiptarët kanë një kulturë jashtëzakonisht të vjetër dhe ajo është ndër më të ruajturat në Ballkan dhe Evropë”, tregon për RTV Dukagjinin, Vesel Nikqi.
Për dallim nga odat në rrafshin e Dukagjinit, Rugova ka praktikuar Kanunin e Malit dhe mikpritja është bërë në ambientin ku të pranishëm janë të gjithë familjarët.
“Mysafiri është pritur në dhomën e ditës ku ka jetuar e gjithë familja. Nuk kanë pasur ndonjë odë të ndarë. Aty nuk ka pasur as ndarje mes grave dhe burrave siç ishte specifik në etnoregjionet tjera. Mysafirët janë pritur me bukë, krip e zëmër. Nuk kanë bërë dallime nga familjarët e tjerë por thjesht çka kanë pasur. Edhe të nesërmen kur është përcjellë mysafirit i është dhënë buka me vete pasi nuk është ditur ku e zë dita apo nata”, tregon Nikqi, përcjell Telegrafi.
Musafiri është konsideruar aq i rëndësishëm saqë edhe kur ka shkuar është përcjell deri në dalje të fshatit.
“Mysafiri ka qenë nën mbrojtje të zotit të shtëpisë. Ai është përcjellë deri në dalje të zonës se mos po i ndodh diçka e përgjegjësia binte mbi nikoqirin”.
Martesa ka pasur një ceremoni të veçantë, por duke pasur parasysh që Rugova është një vend malor, gjithmonë krushqit, personat që kanë shkuar për të marrë nusen është dashur të përgatiten si për të shkuar në luftë.
“Gjatë shkuarjes krushqi janë bërë lojëra të ndryshme. Por gjatë rrugës gjithmonë është bërë kujdes mos po dalin piratët apo siç quheshin cubat e malit e ua marrin nusen. Nëse cubat kanë qenë të fortë ua kanë marrë nusen dhe i kanë lënë krushqit pa nuse. Ka pasur edhe luftë mes palëve. Janë edhe varrezat e krushqve si dëshmi. Në të kaluarën ka pasur edhe gjëra të tilla. Pra kur është thirr dikush për të shkuar krushqi ai është dashur të përgatitet sikur të shkojë në luftë. Nuk ka shkuar gjithkush krushqi, por më i pashmi, më i forti etj.”, rrëfen më tej Nikqi.
Të shumta kanë qenë edhe rastet kur vajzat janë grabitur. E në këto situata përfundimet nuk kanë qenë të mira deri në momentin kur nuk janë pajtuar dy familjet.
Nikqi thotë se në rastet kur nuk kanë mundur të bëhen pajtimet, që fshatrat të jetojnë në paqe personat që ishin në hakmarrje kanë jetuar në kullat e njohura si të ngujimit.
Mes tjerash, ai tregon që një grua në familje ka pasur një vlerë të madhe saqë ka ndaluar edhe konflikte.
Burrnesha është term shumë i dëgjuar, por jo i preferuar e Vesel Nikqin shpjegon domethënien e tyre.
Madje, tregon se si femrat e tilla kanë martuar burrat e tyre.
Me 70 vite mbi supe uron që gjeneratat e reja ti ruajnë traditat dhe ti kujtojnë ato./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Mexhiti-Kasami: Po investojmë në Tetovë dhe po mundësojmë zhvillim të përshpejtuar dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?