LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, në repartin për psikiatri dhe neurologji do të pranohen pacientë me COVID-19

Kumanovë, në repartin për psikiatri dhe neurologji do të pranohen pacientë me COVID-19

“Të prekurit nga COVID-19 do të vendosen në repartin ekzistues për psikiatri dhe neurologji të cilën spitali i përgjithshëm i Kumanovës e riadaptoi për pranimin e pacientëve”.

Këtë sot e kumtuan autoritetet kompetente të institucionit, prej ku thonë se reparti disponon me terapinë e nevojshme për trajtimin e pacientëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jemi furnizuar me 23 shtretër plotësues me qendrën e re për të infektuarit me coronavirus. Pacientët do të akomodohen në pjesën e neurologjisë, personelit dhe dhomat e punës do të jenë në psikiatri”, deklaroi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Ajo tha se reparti i infektives me javë është i stërmbushur dhe përkohësisht lirohen nga disa vende kur të lëshohen pacientët e shëruar.

Nga spitali shtojnë se pacientët të cilët do të kenë nevojë për kontroll neurologjik, të drejtohen në Qendrën emergjente të vjetër, ku në dispozicion do të jetë mjeku kujdestar – neurolog./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori