LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Dialogu në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet

Thaçi: Dialogu në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm nëse hidhet në tavolinë njohja reciproke.

Thaçi pas homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu tha se në të kundërtën krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm, i panevojshëm dhe i dështuar, si dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet.

“E kam theksuar se dialogu ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm, dhe i dështuar, si dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”, tha presidenti Thaçi.


Ndryshe, të enjten në Bruksel është mbajtur një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik.

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media kishte njoftuar se me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skënder Hyseni, ka zhvilluar në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë.

Temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

“Në kuadër të kësaj teme sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin. Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme,  pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve,  të vazhdohet në takimin e radhës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori