Zgjedhjet presidenciale në SHBA, që fitojnë vëmendjen e tërë botës, këtë vit do të mbahen më 3 nëntor. Është interesant se si kjo datë nuk bie të jetë të dielën, por të martën – e arsyeja fshihet në traditën e demokracisë në SHBA.
Kur anëtarët e Konventës Kushtetuese të SHBA-së u mblodhën në vitin 1787, delegatët nuk kanë mundur të dakordohen për atë se në cilën ditë do të duhej të mbaheshin zgjedhjet në SHBA, transmeton Telegrafi.
Kështu mbeti në dorën e shteteve federale të caktojnë datën e zgjedhjeve federale, që rezultoi me disa dekada kaos, sepse zgjedhjet mbaheshin në ditë të ndryshme në shtete të ndryshme federale.
Por gjërat u rregulluan 70 vite më vonë – më 1845, kur në Kongres u votua që zgjedhjet në nivel federal të mbahen të martën. Caktimi i së martës kishte kuptim asokohe, ku shumica e popullsisë amerikane jetonte në zonat rurale.
E diela konsiderohej ditë e shenjtë pushimi, kurse e hëna as që ka ardhur në shprehje të diskutohej sepse asokohe për të shkuar për të votuar kanë udhëtuar me karroca dhe u është dashur të nisen të dielën që të mbërrijnë të martën, në vendin ku është dashur të votojnë. E mërkura ishte ditë tregu dhe për këtë kongresistët u dakorduan për të martën.
Për shekullin e 19-të , ishte një vendim i duhur dhe atëherë zgjedhjet në SHBA shndërroheshin në një paradë të madhe. Familje të tëra vinin me karroca, të gjithë visheshin me rroba solemne, e pas votimit bashkoheshin dhe këndonin.
Sidoqoftë, për zgjedhjet në shekullin 21, e marta si ditë e zgjedhjeve është një trashëgimi mjaft arkaike në demokracinë amerikane. Politologët dhe aktivistët shpesh theksojnë se votimi të martave është një nga arsyet pse pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është jashtëzakonisht e ulët, sepse hulumtimet tregojnë se çdo i katërti amerikanë është shumë i zënë gjatë të martës për të dalë e votuar.
Edhe më interesant që zgjedhjet zhvillohen gjatë vjeshtës, e jo për shembull në pranverë, sepse shoqëria amerikane në fillimet e saj ishte kryesisht agrare. Pranvera dhe vera nuk ishin të përshtatshme për shkak të punëve bujqësore, kurse vjeshta është zgjedhur sepse vjen pas përfundimit të mbjelljes dhe korrjes.
Gjithashtu është interesant se si ligji specifikoi që zgjedhjet të mbahen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit. Ka qenë e papërshtatshme të caktoheshin zgjedhjet për “të martën e parë të nëntorit”, sepse ka mundur të ndodh që e marta të bie më 1 nëntor, kur edhe është festë. Poashtu më 1 nëntor shumë njerëz të biznesit vrapojnë për t’i rregulluar dokumentet apo paguar faturat e muajit të kaluar.
Zgjedhjet mbahen indirekt, dmth në to nuk zgjidhet presidenti dhe zëvendëspresidenti, por anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (kolegjiumi) që zgjidhen veçmas në 50 shtete federale dhe në Disctrict Columbia, në mënyrë që të parashikohen ligjet e atyre shteteve.
Kështu Kolegjiumi i përbërë ka 435 anëtarë, dhe ata zakonisht zgjedhin zyrtarisht presidentin dhe zëvendëspresidentin nga lista e kandidatëve. E nëse asnjëri prej kandidatëve nuk arrin shumicën absolute, zgjedhjet merren nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit dhe kështu presidenti i zgjedhur edhe zyrtarisht inaugurohet dhe merr detyrën më 20 ose 21 janar, nëse ajo ditë i bie të dielën.
Të gjitha shtetet federale dhe District Columbia kanë vendosur me ligjet e tyre që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (zgjedhësit) zgjidhen nga votuesit, e si kandidatë shërbejnë anëtarët më të shquar të partive politike. Të gjitha shtetet, me përjashtim New Hempshire dhe Nebraska, parashikojnë përzgjedhjen e listave sipas parimit “fituesi merr gjithçka”, dmth lista e partisë që fiton më shumë vota në një shtet të caktuar merr të gjithë zgjedhësit e saj.
Zgjedhësit, në teori mund t’ia japin votën kujtdo që dëshirojnë, por si rregull, ia japin kandidatëve të listës së partisë, e rastet e të ashtuquajturve të zgjedhurit e pabesë që ia japin dikujt tjetër votën, janë mjaft të rrallë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova