LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Kllokot-Viti, dy persona të vdekur dhe një i lënduar rëndë

Aksident në rrugën Kllokot-Viti, dy persona të vdekur dhe një i lënduar rëndë
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marr lëndime të rënda, në një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në në rrugën Kllokot-Viti.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.


“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985), i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dërgohet në QKUK-Prishtinë në gjendje të rëndë”, ka thënë  Hashani.

Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori