LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: Kemi parë që mbyllja dhe kufizimi i lëvizjes ishin të pasuksesshme për luftimin e COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: Kemi parë që mbyllja dhe kufizimi i lëvizjes ishin të pasuksesshme për luftimin e COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se rritje e numrit të rasteve në Prishtinë dhe Kosovë lidhet edhe me rritjen numrit të testimeve.

“Kjo është një e arritur e mirë pasi që sa më shumë testime të ketë, aq më shumë raste do të identifikohen dhe do të izolohen ato raste. Kjo është ana e mirë”, tha Gashi në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

“Tani më kemi 1,145 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë. Numrin më të vogël të rasteve aktive e kemi pasur më 9 tetor ku kishin mbetur vetëm 203 raste. Ndërsa numri maksimal i rasteve aktive ka shkuar në 1,500 që shpresojmë të mos e arrijmë përsëri”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.


Gashi ka thënë se mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena personale mbeten elementet kyçe për të penguar përhapjen e mëtejme të pandemisë.

“Edhe shtimi i inspektimeve do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës nuk e sheh si opsion rikthimin e karantinës apo kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.

“I kemi provuar shumë opsione. E kemi parë që nuk kanë rezultuar të suksesshme. Kur qytetarët lëviznin në orare të caktuara, ata lëviznin në grumbuj më të mëdhenj. Esenca është se qytetarët të mos qëndrojnë në grumbuj apo vende të populluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori