LAJMI I FUNDIT:

Fantazmat në ëndërr: Ç’kuptim kanë, mësojeni tani!

Fantazmat në ëndërr: Ç’kuptim kanë, mësojeni tani!

Ëndrrat janë me siguri një nga proceset më misterioze që njerëzit përjetojnë

A nuk është e çuditshme që çdo natë na shfaqet një tjetër realitet në të cilin gjithashtu, përmes mendjes përjetojmë emocione të forta.

Ky proces ka qindra shpjegime, por ende mbetet mistik, aq më tepër nëse ju ndodh t’ju dalë një fantazmë teksa po flinit për qejfin tuaj.


Çfarë do të thotë të shihni fantazma në ëndërr?

Edhe nëse nuk besoni tek komunikimi me “shpirtrat e humbur”, është interesante të dini çfarë nënkupton një ëndërr me një fantazmë.

Përtej faktit që është ëndërr e frikshme, ekspertët thonë se në të tilla raste, subkoshienca po përpiqet t’ju thotë diçka. Vetëm një reflektim me veten mund t’ju ndihmonte ta kuptonit tamam mesazhin e ëndrrës që patë.

Nëse shihni ëndrra me fantazma, me siguri keni një çështje të pambyllur me diçka apo dikë që po duhet sikur po ju përndjek, shkruan Bustle.

Ëndrrat me fantazmën e dikujt që s’e keni takuar kurrë në jetën tuaj, mund të tregojnë se në shtëpinë ku qëndroni ka një shpirt.

Të paktën kështu e shpjegojnë profesionistë, duke shtuar se për ta është më e thjeshtë t’ju japin një mesazh në ëndërr sesa kur jeni të zgjuar.

Ndërsa të shohësh në ëndërr një të afërm që nuk jeton më, është më e zakonshme dhe s’konsiderohet si ndodhi paranormale. Janë thjesht ëndrra që ndihmojnë njerëzit të shërohen dhe çlirohen nga dhimbja e humbjet së dikujt.

Më shumë sesa një ëndërr, është një lidhje shpirtërore.

Burimi: Anabel