LAJMI I FUNDIT:

FSP-PTK: Sot ka nisur tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit

FSP-PTK: Sot ka nisur tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit

Sindikata e Telekomit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot nga ora 15:00 ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit, prej kompanisë “Z-Mobile” dhe përmbaruesi.

“FSP-PTK ju njofton se, prej orës 15h ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit prej zhvatësit, kriminelit dhe oligarkut Blerim Devolli dhe përmbaruesit Ilir Mulhaxha, të mbështetur me vite nga grupet kriminale brenda dhe jashtë Telekomit. Me tërheqjen e këtyre mjeteve është rrezikuar në thelb shërbimet telekomunikuese në tërë Republikën e Kosovës dhe mirëqenia sociale e mbi 3300 familjeve”, thuhet në njoftimin për media.

FSP-PTK tutje shton se ashtu siç i ka paralajmëruar Institucionet Shtetërore për hapat që do t’i ndërmerr në rast nuk lirohen llogaritë dhe tërhiqen mjetet, ju bëjmë me dije se nga këto momente fillojmë me hapat sindikal që na mundëson ligji.


“FSP-PTK të hënë në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/