LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tërmetit në Turqi, shemben dhjetëra ndërtesa dhe shkaktohet mini-cunami – dridhjet ndjehen deri në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut

Pasojat e tërmetit në Turqi, shemben dhjetëra ndërtesa dhe shkaktohet mini-cunami – dridhjet ndjehen deri në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut

Turqia dhe Greqia janë goditur sot nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 magnitudë, ku si pasojë humbën jetën të paktën katër persona dhe qindra tjerë u lënduan, kur u shembën dhjetëra ndërtesa dhe u shkaktua një mini-cunami që mbuloi rrugët me ujë.

Izmir për pak minuta u shndërrua në “lumë” nga sasia e madhe e ujit të detit që përfundoi nëpër lagjet e banuara, e pamjet amatore shfaqin qytetarët duke qëndruar mbi rrënoja nga frika se uji mund t’i marrë me vete, transmeton Telegrafi.

Agjencia turke e katastrofave natyrore ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën dhe 120 tjerë janë lënduar, derisa katër tjerë janë lënduar në Greqi – ku gjithashtu u shkaktua një mini-cunam në ishullin Samos.


Pushuesit në këtë ishull janë këshilluar të largohen në një zonë më të sigurte, e dridhjet raportohet se janë ndjerë në Athinë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Bullgari.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se gjashtë ndërtesa janë shembur në dy lagje të ndryshme të Izmirit, derisa kryetari i kësaj komune Tunc Soyer ka dhënë të dhëna tjera – 20 ndërtesa të shembura në këtë provincë.

Një person ka humbur jetën kur u zhyt në ujë derisa tre tjerë vdiqën nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Fotografitë e zonës së goditur nga tërmeti në Turqi janë rrëqethëse dhe nga çasti në çast po shfaqen pamje të reja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori