LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi

Mitrovicë, përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në qytetin e Mitrovicës, me të cilët është biseduar lidhur me vendimin e marrë nga Kuvendi Komunal për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset në Mitrovicë.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit në fjalë për pjesëmarrjen në këtë takim, duke thënë se me vullnetin dhe kërkesat e tyre të njëpasnjëshme drejtuar komunës vitin e kaluar është vendosur që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, me qëllim që të mbështetës pronarët dhe punëtorët e angazhuar në këto biznese. Mirëpo, partitë opozitare në Kuvendin Komunal kanë miratuar një vendim për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset, ligjshmëria e të cilit vendim është konfirmuar edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Siç e dini edhe ju, që nga ardhja ime si kryetar komune çdo herë kam mbështetur njerëzit e biznesit, dhe në bashkëpunim me ju, duke i marrë parasysh kërkesat tuaja të vazhdueshme, kemi marrë vendim që Komuna e Mitrovicës të funksionoj me rregulla evropiane ku dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjithë bizneset, me qëllimin e vetëm që punëtorët por edhe pronarët e bizneseve të kenë një ditë pushimi, ku mund të kalojnë kohën me familjet e tyre dhe të kenë një trajtim më të mirë”, tha kryetari Bahtiri.


Po ashtu kryetari Bahtiri ka potencuar se mos respektimi i këtij vendimi nga ana e tij rezulton me shkelje ligjore gjë të cilën ai nuk e dëshiron, pasi që është i përkushtuar në respektimin e të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës, mirëpo ai tha se do të mundohet në mundësi tjera ligjore t’u ndihmoj njerëzve të biznesit të cilët janë pro që dita e diel të jetë prapë ditë pushimi.

Prandaj, kryetari Bahtiri theksoi se javën e ardhshme do të thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për shfuqizimin e këtij vendimi, dhe dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, por nëse nuk arrihet kjo në Kuvend do të mblidhen nënshkrimet e të gjitha bizneseve që janë pro vendimit për dite e diel si ditë pushim përmes një peticioni të përbashkët.

Ndërkaq njëri nga përfaqësuesit e bizneseve në Mitrovicë, në emër të të gjithë pranishmëve ka falënderuar kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e mirë dhe përpjekjet e tij të pa reshtura për t’i ndihmuar biznesit në Mitrovicë, duke thënë se ky vendim që dita e diel të jetë ditë pushimi ka ardhur me iniciativën e 168 bizneseve, dhe se kjo nismë është në dobi të biznesit dhe të drejtave të punëtorëve, referuar edhe kërkesës nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve mitrovicas që patën parashtruar që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e bizneseve të pranishme u shprehen unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, dhe qyteti ynë të jetë shembull dhe model nëpër qytetet tjera për nga organizimi dhe funksionimi i mirë i tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori