Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, të pandehurve F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., për shkak të veprës penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzave, të pandehurit F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., kanë vënë në lajthim Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë për Mirëqenie Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK, kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës.
“Ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luftës dhe e drejta në pension mujor prej 170 euro. Të pandehurit F.A., R.R. dhe A.A., veç e veç kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 8,840 € , i pandehuri I.R., në shumë prej 5,610 € , i pandehuri A.H., në shumë prej 7,140 € dhe i pandehuri F.D., në shumë prej 5.540 €”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Tutje në njoftim thuhet se të gjithë të pandehurit kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 44.810 Euro.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzave i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprën penale dhe të njëjtit të obligohen që të kompensojnë dëmin e shkaktuar”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze