LAJMI I FUNDIT:

Azet publikon bashkëpunimin e ri “B.L.F.L.” me Capital Bra

Azet publikon bashkëpunimin e ri “B.L.F.L.” me Capital Bra
Foto: KMNGANG/YouTube

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri.

“B.L.F.L.” mban titullin kënga e tij më e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperin gjerman, Capital Bra.


Kënga është punuar nga producentët e njohur gjermanë Beatzarre dhe Djorkaeff, gjersa tekstin e kanë shkruar vet reperët.

Foto: KMNGANG/YouTube

“B.L.F.L.” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shtetin gjerman, teksa dy reeprët vijnë me një performancë mjaft interesante shoqëruar nga plot statistë.

Azet është shumë aktiv në tregun e muzikës gjermane, me projekte muzikore të shumta, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Capital Bra përndryshe është përndryshe mjaft i njohur për bashkëpunimet e tij me disa emra të njohur shqiptar. /Telegrafi/