Në emisionin e sotëm “Jeta në Komunë” i ftuar është kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Përballë Latifit nga ana e opozitës është vetëm asamblisti nga LVV, Ali Zhuniqi, i cili tha se personat të afërt me AAK-në fitojnë tenderë në Rahovec.
“Për sa i përket gjelbërimit, kryetari tha se 18 deri 25% jo është 30% e drunjëve që janë tha. Për më tepër është prapë i afërt me drejtorin e Urbanizimit personi që e ka fitu tenderin. 30% të drujëve janë tha dhe e njëjta kompani pak para emisionit ka fillu me i zëvendësu disa drunj aty-këtu”, tha Zhuniqi.
Ai theksoi se tenderë në Komunë marrin edhe ish-kandidatët për Asamble Komunale. Sipas tij, një komplet vezësh e kanë tenderuar me 4 euro.
“Sa i përket kontratave, nëse këta thonë që shpërblehen të afërt të AAK-së, ne e kemi një kontratë që është e lidhur me ish-kandidatin për Asamble, I njëjti ka fitu një kontratë për furnizimin me gjëra ushqimore, Sadik Cana, ka fitu projekt me furnizimin e çerdhes së Tulipanës. Një tabëll vezë është tenderuar me 4 euro, merreni me mend dhe ne e dimë se një tabëll vezë është 2 e 20 deri 2 e 70”, tha Zhuniqi.
Për këtë reagoi kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Qe 15 vite e njëjta kompani e merr dhe nuk e di kush e ka marrë. Edhe mandatin e parë e njëjta kompani i ka mbajtur këto furnizimet për pije dhe ushqim dhe janë kontrata të rregullta vjetore dhe se di për çmimin e vezëve po përdoren për çerdhen në Rahovec, jo për komunë”, tha Latifi.
Sonte në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Në këtë debat, Latifi do të ballafaqohet me premtimet e bëra në fushatën e vitit 2017, punët e përfunduara si dhe ato të papërfunduara deri tani, për tri vite të qeverisjes.
Tek pyetjet e ‘zërit të qytetarëve’, Latifi do të arsyetohet për mos funksionalizimin e hemodializës, mungesës së ujit e kanalizimit, me problemet e vreshtarëve të Rahovecit si dhe me problemet e mësimdhënësve të larguar nga puna e po ashtu edhe me muzeun e zbrazët të këtij qyteti.
Përballë Latifit nga ana e opozitës është vetëm asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Zhuniqi. Pjesëmarrës në debat janë edhe asamblisti i AAK-së, Ali Morina dhe nënkryetari i komunës, Fatmir Iska./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City