Lëvizja Vetëvendosje, ka kohë që vlerëson se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka legjitimitet, mes tjerash edhe për shkak të procedurës së votimit të saj, në të cilën ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, i cili është dënuar me burgim. Por, njohësit e çështjeve politike janë skeptik se Qeveria mund të bie për këtë arsye.
Vota e deputetit Etem Arifit në ditën e votimit të qeverisë Hoti po shihet si jo legjitime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi deputeti ka qenë në një proces gjyqësor për të cilën së fundmi është shpallur fajtor.
Por njohësit e çështjeve politike, nuk presin që Qeveria Hoti të rrëzohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të votës së ish-deputetit Arifi.
Analisti politik, Rasim Alia, mendon se krejt çka mund te bëjë Gjykata Kushtetuese është ta kthej procesin në pikën zero.
“E gjitha çka mundet të prodhohet tutje është skenari kur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj do të mund të shkruante se procesi i zgjedhjes së Qeverisë Hoti si i tillë ka qenë jo në rregull si procedurë dhe ta kthente këtë proces në pikën zero. Qeveria Hoti do të dilte sërish në votim dhe kjo do të implikonte më pas edhe skenarë tjerë”, deklaroi Rasim Alija për RTV Dukagjinin.
Ndërsa profesori universitar, Blerim Burjani, i sheh këto zhvillime si lojëra politike nga partitë e vendit.
“Në momentin kur është votuar Qeveria Hoti, Arifi ka pasur legjitimacion veprimi dhe ka qenë deputetë në procedurë të rregullt veprimi dhe ka votuar me të drejtë të plotë të votës…Tentativa për të rrëzuar pushtete për inat të njëri tjetrit e ka humbur kuptimin”, deklaroi Blerim Burjani.
Në ditët në vijim pritet qe Gjykata Kushtetuese ta jap verdiktin final rreth kësaj çështje. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova