LAJMI I FUNDIT:

Në qytetin kinez paratë “bien nga qielli”, i riu qeras bashkëqytetarët – ua hedh të hollat nga kati i 30-të

Në qytetin kinez paratë “bien nga qielli”, i riu qeras bashkëqytetarët – ua hedh të hollat nga kati i 30-të

Policia kineze ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili pas konsumimit të llojit të drogës metamfetamin, kishte filluar të hedh para nga dritarja e apartamentit, ku kalimtarët e rastit bllokuan rrugën duke i mbledhur paratë që binin në tokë.

I riu i paemëruar kishte shkaktuar kaos në rrugë, ku madje shoferët kishin ndalur veturat për të mbledhur paratë, e në video shihet se si dhjetëra qytetarë shkaktojnë “paralizë” në trafik, transmeton Telegrafi.


Siç raporton The Guardian, policia ishte njoftuar se i riu kishte qenë në “trans” për shkak të konsumimit të drogës – duke vendosur kështu t’i hedhë paratë nga dritarja e apartamentit në katin e 30-të ku edhe jeton i riu nga Chongking në jugperëndim të Kinës.

Qytetarët i kishin telefonuar policisë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes dhe kishte arrestuar të riun. Ata kanë pranuan se i riu fillimisht është dërguar në spital për trajtim, për shkak të konsumimit të tepër të drogës.

Ky nuk është rasti i parë në Chongking, ku qytetarët hedhin para. Tre vite më parë, një grua e paemëruar kishte dalë nëpër rrugë duke hedhur para dhe duke shkaktuar kaos në trafik, për shkak të numrit të madh të qytetarëve që vraponin për t’i mbledhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori