LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt është ndarë nga modelja gjermane, Nicole Poturalski

Brad Pitt është ndarë nga modelja gjermane, Nicole Poturalski
Brad Pitt, Nicole Poturalski

Brad Pitt dhe modelja gjermane, Nicole Poturalski, janë ndarë, sipas një njoftimi nga revista Page Six.

Çifti, të cilët filluan takimet në gusht, thuhet se kanë përfunduar lidhjen pas disa muajve, siç raporton një burim pranë tyre.

“Asgjë nuk ishte serioze dhe ndarja tanimë ka ndodhur”, ka thënë burimi.


Nicole Poturalski (Foto: Instagram)

Page Six ndërkohë raportoi se dyshja filluan takimet në muajin gusht, derisa u fotografuan në një paraqitje të tyre së bashku në Francë.

E dashura e re e Brad Pitt – Kush është Nicole Poturalski?
Lexo po ashtu E dashura e re e Brad Pitt – Kush është Nicole Poturalski?

Të njëjtit besohet se u takuan për herë të parë në një lokal në Gjermani të quajtur, Borchard, i cili raportohet se menaxhohet nga ish-burri i Nicole, Roland Mary.

Derisa Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Angelina Jolie, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, Poturalski është nënë e vetëm një djali shtatëvjeçar, Emil.

Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver)

Brad është aktualisht në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe ditë më parë deklaroi hapur përkrahjen e tij për Joe Biden.

Ylli i Hollywoodit në tjetrën anë po vazhdon çështjen me Angelina për gjashtë fëmijët, ndërsa kjo e fundit dëshiron që 50/50 të jenë detyrat e tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Nicole_Poturalsky?️ (@nicole_poturalsky) on Aug 28, 2020 at 5:07pm PDT