LAJMI I FUNDIT:

Qeveria arrin marrëveshje me FSSHK-në, pagesat shtesë për personelin shëndetësorë do të kryhen deri në fund të këtij viti

Qeveria arrin marrëveshje me FSSHK-në, pagesat shtesë për personelin shëndetësorë do të kryhen deri në fund të këtij viti

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Kjo është arritur në një takim që ka pasur kyeministri Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani.

“Pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, do të kryhen deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid”, thuhet në njoftimin për media.


Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

1. Mjekët – 250 euro në muaj,
2. Infermierët – 150 euro në muaj,
3. Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm, të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me COVID-19, në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori