Një drejtor i Komunës së Lipjanit, si dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë janë me aktakuza.
Drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi akuzohet për “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës”, kurse drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Rasim Hasani akuzohet për kanosje.
Lidhur me këtë çështje, është deklaruar në emisionin “Jeta në Komunë”, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Për rastin e drejtorit të QKMF-së, Agim Krasniqi, Ahmeti tha se nuk ka të bëjë me aktakuzë me marrëdhënie të punës.
“Ka aktakuzë të marrëdhënieve personale të njerëzve, duhet me i dallu gjanat. E dyta, gjithkush është i pafajshëm deri në vërtetimin e pafajësisë dhe e treta, unë nuk e kam pru atë drejtor, qaty e kam gjet, e kanë kthy organet e drejtësisë në marrëdhënie pune dhe unë i zbatoj vendimet”, tha ai.
Ndërkaq, për rastin e drejtorit komunal Rasim Hasani, i pari i komunës, Imri Ahmeti tha se duhet të shihet a hidhet poshtë aktakuza.
“Në çështje personale të njerëzve nuk është mirë me u lëshu. Janë çështje private krejt. Lidhje s’ka me marrëdhënie pune ajo punë”, tha ai.
I pyetur nëse premtimi i shkallës së parë tregon se këta dy drejtorë janë fajtor, a do të shkarkohen, Ahmeti premtoi se do t’i largojë nga puna.
“Shkojnë prej shpije automatikisht”, premtoi ai.
Prokuroria Themelore në Prishtinë , në një përgjigje për kallxo.com më 13 tetor 2020, ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës kundër personit me inicialet A.K., në drejtim të veprës penale “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës”, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet R.H., në drejtim të veprës penale “Kanosja”.
Edhe Gjykata Themelore e Prishtinës, më 13 tetor 2020 në një përgjigje për kallxo.com ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan me datë 12.03.2020 ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të akuzuarin A.K. për veprën penale “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Ndërsa, sipas tyre, me datë 20.05.2020 është pranuar aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të akuzuarin R.H për veprën penale “kanosje”.
“Po ashtu ju informojmë se palëve iu është dorëzuar aktakuza nga ana e gjykatës, ndërsa veprime tjera nuk janë ndërmarr ngase ende janë duke u trajtuar lëndët penale të vitit 2018 dhe 2019, andaj pritet që së shpejti të caktohen seancat fillestare lidhur me këto dy çështje penale”, thuhet në përgjigjen e gjykatës më 13 tetor 2020./kallxo.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-13-780x439.png)
Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar
![Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pragee-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi