LAJMI I FUNDIT:

Tetova dhe Kumanova sonte qytetet më të ndotura në Maqedoni

Tetova dhe Kumanova sonte qytetet më të ndotura në Maqedoni
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të stacioneve matëse, Tetova dhe Kumanova sonte janë qytetet me ajrin më të ndotur në Maqedoni.

Në këto dy qytete ajri është shumë i ndotur, ndërsa më pas vinë qyteti i Manastirit, Kavadarit, Koçanit dhe disa pjesë të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në Veles, Dibër dhe Strumicë ajri sonte është i pastër.

Ndryshe, ndotja e ajrit në Maqedoni është një nga problemet kryesore, posaçërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe gjatë dimrit. Ndotja e ajrit është një nga prioritetet kryesore në programin e Qeverisë ndërsa gjatë ditës së nesërme, OBRM-PDUKM do të protestojë pikërisht kundër ndotjes së ajrit./Telegrafi/