LAJMI I FUNDIT:

Trump: Ndalëm luftën 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje

Trump: Ndalëm luftën 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje

Presidenti i Amerikës, Donald Trump sërish ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në një tubim që e ka mbajtur në Nebraska, ka thënë se ka ndalur luftën 400 vjeçare dhe i janë dashur vetëm 20 minuta për të arritur marrëveshjen tregtare.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare.


Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin.

Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë.

Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Pjesën ku Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi mund ta ndiqni nga minuta 41. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori